Mbrojtësi i krahut tridhjetë e pesë vjeçar, bardhezi për tetë sezone, ka folur që nga pensionimi i tij me kombtaren për të ardhmen e tij të mundshme ende në Torino.
Që nga pensionimi me kombëtaren e Kolumbisë, Juan Cuadrado ka folur për të ardhmen e tij në Juventus. Anësori bardhezi u tregua themelor për skuadrën e Max Allegrit edhe këtë sezon, si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe nga eksperienca e fituar me fanellën e Zonjës së Vjetër. Me Juventusin që nga viti 2015, kontrata e Cuadrado skadon më 30 qershor 2023: ai mbushi 35 vjeç në fund të majit dhe klubi i Juventusit duhet të bëjë ende vlerësime. Vetë Cuadrado ka folur për të ardhmen dhe ka treguar se tashmë ka pasur kontakte me Juventusin, por që për momentin prioriteti i tij është kombëtarja.
Këto janë fjalët e tij: “Jam shumë i qetë, jam i lumtur në Juve. Ata më bënë një ofertë, por për momentin nuk jam duke e menduar dhe u thashë se do të flasim për këtë kur të kthehem nga Kombëtarja. Padyshim që ndihem si në shtëpinë time atje dhe shpresoj që me ndihmën e Zotit të arrijmë një marrëveshje të mirë dhe të vazhdojmë në këtë elitë”. Megjithatë, deklaratat e kolumbianit shkojnë kundër trendit të asaj që ka ndodhur deri më tani: në fakt, rinovimi i tij nuk dukej të ishte një opsion në rendin e ditës për klubin e Juventusit.