Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Twitter rreth arrestimit të Milun Milenkoviq në Veriun e Kosovës, i njohur si “Llune”.
Sveçla ka thënë se ky Milenkoviq edhe në të kaluarën ka pasur veprime kriminale.
Madje thotë se ai edhe më parë kishte sulmuar pjesëtarët ndërkombëtarë.
”Milun Milenkovic-Llune nuk është i ri në sulmet kriminale. Jo vetëm që ai ka sulmuar KFOR-in në Zveqan kohëve të fundit, por edhe sipas autoriteteve gjyqësore dhe të sigurisë, në të kaluarën ai ka sulmuar pjesëtarët e ndërkombëtarëve. Këta kriminelë dhe veprimet e tyre duhet të dënohen nga të gjithë”, ka shkruar Sveçla.
Ndaj reagimit të tij ka reaguar ashpër Beogradi zyrtar, duke e cilësuar si “persekutim ndaj serbëve”.