Disa persona si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe më pas dy prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas njoftimti të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën mbrëma rreth orës 23:10, nё rrugën “Ali Pashё Gucija” nё Pejё.
Tutje sipas njoftimit, policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se fillimisht disa persona janё rrahur mes veti.
“Gjatë rrahjes nga personat e dyshuar ёshtё pёrdorur edhe arma e zjarrit dhe si pasoj dy persona janë plagosur”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit, dy tё plagosurit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrkohё ndihmё mjekёsore kanё kёrkuar edhe dy persona tё tjerё tё cilёt kanё qenё tё pёrfshirё nё rrahje.
Ndërkaq, thuhet se njёri nga personat e dyshuar ёshtё arrestuar nga njësitet Policore, ndёrsa i dyshuari tjetёr ndodhet nё arrati.