Përfundon afati kalimtar në basketboll, transferime të shumta

by jonzefaj

Ka përfunduar afati kalimtar për klubet e ProCredit Superligës së Kosovës.

Klubet kanë qenë mjaft aktive, duke bërë përforcimet e nevojshme për stinorin pranveror, ku do të vendoset gjithçka.

banner

Sigal Prishtina është përforcuar me Fatlind Shoshaj nga Belgjika, i cili ka luajtur për Pejën më herët, si dhe Norik Binqen nga Bora, derisa ka bërë kërkesë edhe për Renat Sylemanin.

Kampionia Trepça është përforcuar me Michael Myers, i cili së fundi luajti në Turqi.

Proton Cable Prizreni ka qenë mjaft aktive, duke transferuar basketbollistët vendorë, Rron Dahsylën nga Peja dhe Drilon Shalën nga Golden Eagle Ylli, si dhe Terrell Beck nga Peja.

Bora po ashtu ka qenë mjaft aktive, duke u përforcuar me tre basketbollistë që kanë luajtur në Kosovë. Në skuadrën prishtinase janë transferuar Musab Mala nga Peja, Henrik Sirko nga Sigal Prishtina dhe Desmond Cambridge nga Trepça.

Peja ka transferuar brazilianin Tulio Da Silva, si dhe Blend Matoshin nga Borea.

Golden Eagle Ylli ka rikthyer në radhët e tij Jan Palokaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy