Ministrja Nagavci ngutet e paralajmëron inaugurimin e shkollës dhe çerdhes në Viti, por punimet aty s’kanë përfunduar

by informim peje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit dje përmes një komunikate për media ka ftuar mediat ta përcjellin përurimin e shkollës “Halil Alidema” në Pozheran të Vitisë dhe çerdhes në fshatin Dobresh të Vitisë.

Ndonëse mediat shkuan aty, vetë ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci mungoi dhe përurimi nuk ndodhi.

banner

E ky përurim tani në kohë fushate duket se u prit me shumë entuziazëm nga vetë ministria, që paralajmëruan një gjë të tillë madje para kohe.

Madje ministrja Arbërie Nagavci kishte caktuar edhe ditën për të shkuar në Viti, por shumë para kohe. Shkuarja e Nagavcit për përurim doli të jetë nguti, pasi në fakt shkolla dhe çerdhja nuk janë ende të përfunduara e s’ka se si të përurohet.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka thënë për lajmi.net se përurimi i asnjërës prej tyre nuk ka ndodhur kjo pasi punimet nuk kanë përfunduar ende.

Sipas tij, punimet do të mund të përfundojnë brenda një jave apo dhjetë ditëve por që nuk dihet ende një datë e saktë.

“Nuk kish pas informacione të plota ministrja sot e ka thirr drejtpërdrejtë kryetarin. Shkresa prej Ministrisë për përurim na ka ardh me datë 6 janar në ora 15:37 minuta, ne dje kemi dal në shkollën e Pozheranit e kemi vizitu edhe çerdhën dhe iu kemi drejtu me shkresë diku në ora 16:00 ministres. Ajo sot në mëngjes e ka lexu shkresën e ka marrë informacionet e plota, e ka thirr kryetarin e Komunës dhe janë dakorduar që për një javë apo 10 ditë të kryhet por varet nga punëkryesit kur i përfundojnë punët do të përurohen dyat”, ka thënë Aliu për lajmi.net.

E në lidhje me këtë çështje sot nga Ministria e Arsimit mediat u njoftuan se në fakt aktiviteti është anuluar.

Në një njoftim për media shkurtimisht nga kjo ministri u tha se të gjitha aktivitetet e parapara të ministres Nagavci për t’u zhvilluar sot në Viti, janë anuluar.

Siç duket “ngutia” për të prerë shirita gjatë fushatës doli të jetë gabim. Çerdhe e shkolla të papërfunduara për 4 vite, assesi s’u përfunduan as këto ditë.

Madje ministria e Nagavcit ka qenë tejet e kritikuar përgjatë këtyre viteve.

Mos-hapja e çerdheve e shkollave të reja dhe puna e pakët që është bërë në kuadër të arsimit në Kosovë la shumë vend për kritika.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy