38
Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, është paraqitur të hënën në SPAK.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme nuk bën me dije arsyen e thirrjes së tij. Hoxha është ish-i dënuar me burg nga Gjykata për Krimet e Rënda për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë, ku përpunohej drogë e mbërritur nga Amerika Latine.
Kujtojmë se dosja “Xibraka” është rihapur nga SPAK në 2024 pas një denoncimi publik të bërë nga Gazmend Bardhi.