Presidentja Osmani pret sot zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan

by informim peje

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

banner

Departamenti i Shtetit njofton se në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy