Korab Rashiti, deputet i Kantonit të Bernit, ka dhënë një mesazh ata që janë me nënshtetësi zvicerane dhe kosovare.
Sipas Rashitit, historia mëson për të ecur përpara, duhet të sfidojmë dogmat dhe të dalim mbi gënjeshtrat.
Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet se “Albin Kurti përfaqëson një politikë që paraqet rrezik serioz për Kosovën. Nën udhëheqjen e tij marrëdhëniet me BE-në, Shqipërinë por edhe Maqedoninë janë përkeqësuar”, thuhet tutje.
Madje ai ka paralajmëruar se edhe marrëdhëniet me administratën Trump pritet që të përkeqësohen më tej.
“Një patriot i vërtetë që nuk bie pre e mashtrimeve apo sofizmave, nuk duhet ta mbështesë atë në zgjedhjet e vitit 2025”, shkruan Rashiti.