OBILIQ/ Përurohet një çerdhe e re publike në fshatin Milloshevë

by Nexhat

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se edhe një çerdhe e re publike i është shtuar Obiliqit.

Ministrja ka njoftuar se çerdhja është përuruar në Milloshevë.

banner

“Çerdhe me kushte infrastrukturore moderne, me ambiente të ngrohta për më të dashurit tanë, fëmijët. Ky objekt që përuruam sot është investim i MASHTI-t në vlerë 569,569.56 euro. Kjo çerdhe ka sipërfaqe 886.36 metra katrorë dhe është e destinuar për 80 fëmijë. Sot ka filluar edhe furnizimi me inventar në këtë çerdhe në shumë totale prej 68,073.00 euro”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Tutje, ajo ka shtuar se shumë punë e angazhime na presin edhe javën e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy