Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin është detyruar t’ia përsërit garancitë KFOR’it se nuk i çon pjesëtarët e FSK’së në pjesën veriore të vendit duke e respektuar kështu një marrëveshje të vitit 2013 të arritur në mes të NATO-s dhe palës kosovare,
Arsye sipas të gjitha gjasave është bërë prania e disa ushtarëve të FSK’së atje në nëntor të vitit 2024, teksa merrnin pjesë në një ceremoni varrimit të një ish-ushtari të UÇK-së.
Behgjet Hetemi më 24 nëntor 2024, ishte varrosur në fshatin Bistricë të Leposaviqit me nderime nga FSK, e ku kishte marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti bashkë me dy politikanët mitrovicas, Faton Peci e Arjeta Fejza.
Nuk dihet nëse kjo shkuarje e ushtarëve të FSK-së në Veri, është edhe arsyeja pse ministri i Forcës së Sigurisë, Ejup Maqedonci, është dashur t’i shkruaj letër KFOR-t për të konfirmuar respektimin e marrëveshjes së vitit 2013
Për letrën ka folur komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, në RTK 2 në dhjetor 2024.
Pas aktualizimit të kësaj interviste rreth një muaj më vonë edhe Ministri Maqedonci doli me një shpjegim.
Ai të enjten i tha Expressit se qëllimi i letrës që ai ia ka dërguar komandantit të KFOR-it ka qenë sqarimi se angazhimi i një njësie të FSK-së në katër komunat veriore të vendit nuk kishte qëllim tensionimin e situatës atje.
“Qëllimi i letrës ka qenë që të sqaroj Komandantin e KFOR që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës”, tha ai.
Maqedonci shtoi se ia ka sqaruar komandantit të KFOR-it “rrethanat e angazhimit të njësisë së FSK-së” duke e ritheksuar vazhdimin e respektimit të zotimit të bërë më 19 prill 2013 se FSK-ja nuk angazhohet në operacione në veri pa koordinim paraprak me misionin paqeruajtës të NATO-s
Për letrën kanë folur edhe nga KFOR. Misioni ushtarak i NATO’s në vend ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri.
Në një përgjigje për media ata thonë se e mirëpresin respektimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj këtij zotimi.
“Sipas marrëveshjes NATO -Kosovë të vitit 2013 secili dislokim i FSK në Veri kërkon autorizim nga komandanti i KFOR’it” rikujtojnë nga Film City.
Tutje, ata theksojnë dialogun e rregullt që kanë me institucionet e Kosovës, përfshirë Ministrin Maqedonci
“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm që Kosova ka ndaj këtij zotimi dhe garancitë e fundit me shkrim. Kjo pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të institucioneve të Kosovës, përfshirë z.Maqedonci” thuhet në përgjigjen e KFOR’i