Kongresmeni republikan Keith Self është emëruar Kryetar i Nënkomitetit për Evropën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.
Për këtë, kongresmeni Self, ka thënë se kjo detyrë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme.
Po ashtu, ai ka thënë se ai si kryetar do të ndihmojë në rivendosjen e linjave të komunikimit midis SHBA-ve dhe aleatëve të tyre në Evropë.
“Detyra e Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin e 119-të do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ndërsa ne punojmë për të rivendosur besueshmërinë globale amerikane dhe prioritetet e para të Amerikës krahas Administrimit të Trump. Si kryetar, unë do të ndihmoj në rivendosjen e linjave të komunikimit midis SHBA-së dhe aleatëve tanë evropianë për të luftuar boshtin e së keqes – Rusinë, Kinën dhe Iranin”, ka thënë mes tjerash ai.
Për këtë, ka reaguar Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës, në SHBA, duke e uruar Self për detyrën e tij.
‘‘Urime Keith Self! Mezi pres të vazhdoj të punoj me ju për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA’’, ka shkruar ai.
ILIR DUGOLLI/ Congratulations@RepKeithSelf! I look forward to continuing to work with you on strengthening USA-RKS relations.