Sulme kibernetike ndaj ministrive italiane, ja thirrja e hakerave pro rusë drejtuar Italisë

by informim peje

Mashtrime online, analistja e të dhënave: Scam-et nëpërmjet rrjeteve sociale, bëjnë më të lehtë hakërimin
Një valë e re sulmesh nga hakerat pro rusë Noname057(16) ka ndodhur mëngjesin e sotëm në webfaqet e ministrive dhe institucioneve italiane.

La Repubblica raporton se si zakonisht, këto janë sulme Ddos (Distributed Denial of Service) që po shkaktojnë disa shqetësime dhe ndërprerje të përkohshme të shërbimeve publike.

banner

Ndër ministritë e sulmuara janë Ministria e Punëve të Jashtme, ajo Infrastrukturës dhe Transportit, Consob-i, Karabinierët, Marina, Forcat Ajrore si dhe kompanitë lokale të transportit publik si ”Atac” të Romës, ”Amat” të Palermos dhe ”Amt” të Gjenovës.

Hakerat, duke njoftuar sulmin e tyre në faqet e internetit të ministrive italiane, kritikuan kryeministrin Giorgia Meloni në Telegram.

“Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të plotë për Ukrainën në një takim me Vladimir Zelensky gjatë vizitës së tij në Romë. Sipas Melonit, Italia do të ndihmojë Ukrainën të mbrojë interesat e saj dhe të ndjekë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Negociatat zgjatën rreth një orë dhe synon forcimin e pozicionit të Kievit. Italia duhet të fillojë të ndihmojë veten dhe, para së gjithash, sigurinë e saj kibernetike”, shkruante grupi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy