Arrestohet një 33-vjeçar në Ferizaj, konfiskohen kokainë, armë dhe 20 mijë euro

by informim peje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33-vjeçar në Ferizaj gjatë një bastisjeje, ku ka gjetur 842.9 gramë kokainë, dy armë, 40 fishekë, 19.288 euro, kartela bankare dhe prova të tjera.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpi dhe në një pjesë të groposur në kopsht janë gjetur dhe konfiskuar 842.9 gramë kokainë, dy armë të shkurta – njëra me leje, 40 fishekë, një peshore digjitale, 19.288 euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore.

banner

Pas intervistimit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për përfshirje në veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës. Operacioni policor është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik përkrahur nga zyrtarë policorë të Stacioni Policor-Ferizaj”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy