Sanksionet amerikane ndaj naftës “Nish”: SHBA kërkon të qetësojë Serbinë dhe hap mundësi për dialog

by informim peje

Shtetet e Bashkuara përpiqen të qetësojnë Serbinë, pas vendosjes së sanksioneve ndaj industrisë së naftës, “Nish”.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, gjatë një vizite në Beograd tha se sanksionet nuk janë të drejtuara kundër Serbisë, por kundër Rusisë. Pas një takimi me presidentin, Aleksandër Vuçiç, zyrtari nga Uashingtoni nënvizoi se e gjitha po bëhet që t’u hiqet pronësia ruse.

banner

“Ne kemi biseduar se si të bëhet ky ndryshim në strukturën e pronësisë, nuk do të ketë pasoja për Serbinë nëse largohet nga pronësia”, tha ai. Presidenti serb pohoi se këto sanksione nuk janë kundër Serbisë dhe se ishte ngushëlluar paksa me faktin se pasojat nuk do të jenë të rënda. Vuçiç konfirmoi dhe nisjen e një dialogu strategjik me SHBA-të.

“Nuk është diçka që ka gjasa të zgjidhë dialogun, as të zgjidhë të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet, veçanërisht në lidhje me Kosovën, por hap mundësi domethënëse dhe të mëdha për të gjitha qeveritë e ardhshme në Serbi dhe të gjitha administratat e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh mes tjerash presidenti serb. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy