Kanë kaluar më shumë se 36 orë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 3776 emigrantë me banim në Diasporë
Nga aplikimet e bëra, 145 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 75.16% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç
Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.
Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri