Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë tha se situata politike në vend “ka evoluar”.
Ai shkroi në Facebook se “opozita është dyfishuar”, duke marrë shkas nga një tubim i koalicionit AAK-Nisma dhe partive të tjera.
“Situata politike në Kosovë po dëshmohet që ka evoluar: katër partitë kryesore janë në garë për vendin e parë. #RamushHaradinaj po tregon sot – me tubimin në Prishtinë – që vetëm pushteti është përgjysmuar, ndërsa opozita është dyfishuar!”, shkroi Ramadani në një postim në Facebook.
“Kjo është demokracia jonë në Kosovë, shumë më e avancuar sesa rajoni. #KosovanëNATO – një realitet i arritshëm!”, shtoi ai.