Programi i Abdixhikut për zhvillim ekonomik: 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë investime, 5% rritje ekonomike

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), u zotua për reforma ambicioze ekonomike gjatë prezantimit të programit politik në tubimin hapës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në fjalimin e tij para mijëra mbështetësve të partisë, Abdixhiku premtoi një buxhet prej 5 miliardë eurosh dhe investime në vlerë po aq të madhe.

banner

Ai shtoi se synimi i LDK-së është të sigurojë një rritje ekonomike prej 5% brenda mandatit të parë, një objektiv që ai e cilësoi si të “drejtë, të mundshëm dhe guximtar.”

“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë euro investime, 5% rritje ekonomike.” – deklaroi kreu i LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy