Zogaj: Nga 5 miliardë euro investime kapitale, 1.5 miliardë euro do të orientohen drejt kryeqytetit

by Nexhat

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se gjatë mandatit të parë të qeverisjes së  Lidhjes Demokratike janë planifikuar 5 miliardë euro investime kapitale, nga të cilat 1.5 miliardë janë të dedikuara për rajonin e Prishtinës dhe qytetet përreth saj

Një nga projektet kryesore të parashikuara për kryeqytetin është ndërtimi i Unazës së Jashtme të Prishtinës. Ky projekt, sipas tij, pritet të realizohet me një financim prej 350 milionë eurosh, të cilat janë planifikuar të sigurohen përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

banner

Sipas Zogajt, aktualisht ky projekt është në pritje të miratimit nga Qeveria, e cila ka vonuar nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë.

Megjithatë, ai ka theksuar se ndërtimi i Unazës së Jashtme mbetet një prioritet i programit qeverisës të LDK-së

“Prej 5 miliardë euro investime kapitale në mandatin tonë, 1.5 miliardë euro janë të orientuara drejt kryeqytetit dhe qyteteve rreth kryeqytetit. Një prej projekteve të mëdha të kryeqytetit është unaza e jashtme e Prishtinës. Nuk ka kryeqytetet në botë pa unazë të jashtme. Unaza e jashtme është një projekt i madh kapital me 350 milionë euro investime të zotuara për kredi nga BERZh-i, e që aktualisht nuk po nënshkruhen nga Qeveria aktuale më idenë e shtyrjes së projektit për një kohë tjetër. Ne në programin tonë e kemi dhe kryeministri jonë është duke e theksuar në vazhdimësi që në javët e para do ta nënshkruajmë kredinë për ta ndërtuar unazën e jashtme të kryeqytetit”, tha Zogaj në “Kallxo Pernime”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy