NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale – Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO)

by Nexhat

Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se garës për zgjedhjet e 9 shkurtit i ka hyrë me zotime për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik në bashkëpunim me aleatët, e gjenerim të kapaciteteve energjetike.

”Unë i jap Kosovës ofertën e sigurisë së përjetshme, çlirimin e veriut përjetësisht me një standard, me një vlerë që është perëndimore, i jap mundësinë e zhvillimit ekonomik edhe në partneritet me aleatët edhe me fonde të tyre përfshi në energji, një central me gaz në periferi të Ferizajt, si mundësi me e ulë çmimin e energjisë që mos me u varë nga çmimi kur është shumë i shtrenjtë me e ble 1 mijë euro megavatin, i jap mundësinë e lidhjes ekonomike e të projekteve të përbashkëta ekonomike me Amerikë, me BE me aleatët tanë, në mënyrë që në Kosovë jo vetëm mos me pasë pension nën 500 euro, por edhe pagë nën 1 mijë euro nuk mundesh me pasë”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

banner

Tutje Haradinaj tha se Kosovës i duhet një amnisti fiskale, pasi tha se në Kosovë paratë nuk janë nga krimi, por nga ekonomia joformale.

”Përshembull ne në shoqërinë tonë, e në vendin tonë nuk jemi të mbuluar prej organizatave të mëdha kriminale, globale, prej pareve të krimit, kryesisht në Kosovë ka para të asaj që quhet ekonomi joformale, pra ne kemi dalë prej luftës, ka pasur sistem të taksave të buxhetimit, të evidencës në ende arka fiskale nuk kemi nëpër biznese, edhe e kemi një diasporë tonën e cila me dëshirën për me rindërtu Kosovën kanë punu, kanë pru, është mirë me ba amnisti fiskale, e kam premtuar disa herë një infuzion të ri në sistemin fiskal të Kosovë, pare e cila nuk vjen nga krimi, nuk është pare e krimit as nacional e as ndërkombëtar, por është e ekonomisë informale”, tha Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy