46
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur fillimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga kjo Ambasadë kanë bërë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje që të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike.
Vlerësohet se zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë.
“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës.