Paris Saint-Germain mbetet i vëmendshëm ndaj merkatos dhe lajmet kanë dalë për një lëvizje të mundshme për Malick Fofana dhe Rayan Cherki, një dyshe të Lionit.
Megjithatë, John Textor, pronar i grupit ‘Eagle Football’, përgjegjës për administrimin e Lionit, refuzon të negociojë me Nasser Al-Khelaifi, president i PSG-së, derisa të ketë një bisedë serioze për të ardhmen e ligës franceze.
“Të shesësh Cherki, apo Fofana te PSG? Jo, kjo nuk do të ndodhë. Unë nuk dua t’i shes Naserit një lojtar të kësaj cilësie derisa të shtrëngojmë duart, të pimë një birrë dhe të vendosim së bashku për të ndihmuar kampionatin francez. Është e qartë se marrëdhënia ime me Naserin nuk është më e njëjta, por burrat janë burra, mund të ecim përpara”, tha biznesmeni amerikan.
Rayan Cherki, duhet thënë se është një nga emrat që ka ngjallur më shumë interes gjatë javëve të fundit. Kohët e fundit, Emmanuel Petit, ish-ndërkombëtar francez, këshilloi Pep Guardiolën që të merrte 21-vjeçarin kreativ në Manchester City.