Mavraj: Fushata zgjedhore shumë konkurruese pas katër viteve të humbura

by informim peje

Gazetari Muhamet Mavraj ishte ftuar këtë të hënën në studion e emisionit “Frontal” me Arsim Lanin në T7.

Mavraj komentoi fillimin e fushatës zgjedhore që startoi më 11 janar të shtunën.

banner

“Fushata është konkurruese, nuk po shoh fushatë të vdekur por të fortë. Është shumë normale krahas viteve tjera” tha ai.

Mavraj tha që opozita ka pasur mundësi të jetë më e zëshme brenda institucioneve.

“Kanë pas mundësi me qenë më të zëshëm, dalja në rrugë nuk do të ishte zgjidhje sepse është dashtë t’i lënë edhe votuesit të mendojnë për votën e tyre”, tha ai.

Ai konsideron që Qeveria Kurti është e vetmja që s’pati protesta e demonstrata, ndërsa këto katër vjet i konsideroi “vite të humbura”.

“Janë vite të humbura, jemi më 2025 dhe nga dorëheqja e Ramush Haradinajt ne veç kemi humb kohë, primare vazhdon të jetë çështja e sigurisë” tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy