Tabaku dhe Vokshi takojnë komisioneren për Zgjerimin e BE, Marta Kos: Integrimi në BE kërkon reforma dhe zgjedhje të lira

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe ishte pjesë e mbledhjes së Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), ku zhvilloi gjithashtu një bisedë të rëndësishëm me Komisioneren e re për Zgjerimin, Marta Kos

Gjatë bisedës me Komisioneren Kos, Tabaku theksoi nevojën për përfshirjen e opozitës në procesin e integrimit europian dhe angazhimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme

banner

“Shqipëria ka potencial për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, por ky proces kërkon reforma të ndershme, reale dhe zgjedhje të lira që pasqyrojnë aspiratat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme europian”, shkruan Tabaku në postimin në rrjetet sociale që shoqëron foton e takimit pas mbledhjes së AFET në prani të kryetarit të AFET David McAllister dhe deputetes tjetër të PD, Albana Vokshi.

Gjatë vizitës në Parlamentin Europian, Tabaku dhe përfaqësuesit e opozitës nënvizuan angazhimin e tyre për të qenë një zë i fortë i përgjegjësisë dhe ndryshimit.

“Opozita mbetet e vendosur për të siguruar që procesi i integrimit të mos mbetet vetëm një premtim, por të shndërrohet në një realitet që pasqyron vullnetin e popullit shqiptar”, ka theksuar Tabaku.

Kjo vizitë në Bruksel vjen në një moment të rëndësishëm, ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet e ardhshme dhe për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Europian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy