Sa janë shanset që takimi mes Donald Trump dhe Presidentit rus të zhvillohet në Beograd?

by informim peje

Pas njoftimit se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump dhe Vladimir Putin, ndoshta do të takohen pas marrjes së pushtetit nga Trump, Beogradi menjëherë ofroi të jetë organizator i takimit.

A ka vërtet shanse?

banner

Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump- kështu që çfarë mund të jetë më logjike sesa që Serbia të jetë vendi i një takimi historik mes këtyre të dyve? Kështu ka deklaruar përafërsisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç në televizionin Pink.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për të garantuar sigurinë e të dy presidentëve”, tha Vuçiç, duke pohuar se, ndryshe nga nikoqirët e tjerë të mundshëm të takimit, Serbia nuk është as formalisht dhe as në thelb anëtare e blloqeve ushtarake të udhëhequra nga SHBA apo Rusia.

Kështu, “Serbia e vogël”, siç i pëlqen të thotë shpesh Vuçiç, mund të hyjë në lojën e madhe. Nëse Beogradi zyrtar do të arrinte realisht të takonte dy fuqitë botërore në Serbi, padyshim që do të ishte një lëvizje që do të përfitonte edhe Vuçiçi.

Shumëkush ofron shërbime. Serbia u ofrua disi me hezituese edhe për takimin e parë, përsëri “historik” midis Trumpit dhe Putinit,pas zgjedhjes së Trumpit në mandatin e parë. Ky takim ishte paralajmëruar për më shumë se një vit dhe më në fund u zhvillua në vitin 2018 në Helsinki. Sot, Finlanda nuk vjen në konsideratë, sepse ajo është bërë anëtare e NATO-s, gati dy vjet më parë, në kulmin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar. Ai kohët e fundit u tha gazetarëve në rezidencën e tij në Florida me gëzim se Putini donte të takohej me të, duke shtuar: “Ne tani po organizohemi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy