Haradinaj godet Kurtin në Suharekë: Koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka marrë fund

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim në Suharekë, qytet që qeveriset nga ky subjekt politik.

Haradinaj ka thënë se Suhareka është shembull i gjallë sesi duhet të qeveriset.

banner

Në këtë rast ai duke iu referuar Qeverisë Kurt tha se “koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka marrë fund”.

“Suhareka është shembulli i gjallë se si duhet të qeveriset – me vizion, përkushtim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, ky qytet është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik. Ujëmbledhësi i Dragaqinës, stadiumi i ri dhe ngrohtorja qendrore nuk janë thjesht premtime – janë projekte konkrete që do të realizohen për një cilësi më të mirë jetese”.

“Ekipi ynë për Kuvendin e Kosovës – Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Samir Bytyqi, Driton Maliqaj, Mensur Selimaj, së bashku me partnerët tanë nga koalicioni Jehona Rrafshi Lumi dhe Murtez Zekolli – është garanci për realizimin e programit tonë për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Pjesë e këtij plani, është anëtarësimi direkt në NATO, rritja e pagës minimale dhe pensioneve në 500 euro, pagës mesatare në 1000 euro dhe trefishimi i buxhetit për bujqësi”, ka thënë Haradinaj

“Ndërtimi i termocentralit të ri me gaz amerikan do t’i japë fund varësisë energjetike nga Beogradi dhe do të ulë çmimet e energjisë për çdo familje. Pakoja për Mirëqenien e Familjes do të sigurojë që asnjë familje të mos mbetet pa përkrahje. Këto janë planifikime të detajuara për transformimin e Kosovës. Koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka marrë fund. Më 9 shkurt, votoni 137 për Kosovën Fituese – për një shtet me ushtri të fortë, sundim të ligjit dhe prosperitet ekonomik për të gjithë”, ka deklaruar ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy