Reagon Korporata Devolli: Albin Kurti shef i VV-së, jo i Devollit, kërcënoi mbi 15 mijë familje

by Nexhat

Gjatë një takimi elektoral të mbajtur ne qytetin e Pejës, kryeministri Albin Kurti, njëherit lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë disa akuza të papritura për Devollin.  Lidhur me këtë, televizioni Klan Kosova iu drejtua kësaj kompanie dhe mori këtë përgjigje:

Me keqardhje kemi përcjellur deklaratat e paarsyeshme, fyese dhe të pakuptueshme të kryeministrit Albin Kurti, dje në Pejë.

banner

Nga tradita demokratike në Kosovë, në Evropë dhe gjithandej botës, gjatë zgjedhjeve janë qeveritë ato që duhet të japin llogari për punët që kanë bërë, apo që nuk i kanë bërë.

Janë qeveritë dhe kryeministrat ata që tregojnë me shifra dhe fakte se sa e kanë rritur mirëqenien e popullit të tyre, sa vende pune kanë shtuar, sa investime kanë kryer dhe sa e kanë ndihmuar biznesin vendor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy