Ngrihet aktakuza për vrasjen e Liridona Ademajt

by informim peje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka njoftuar se është ngritur aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt që kishte ndodhur një vit më parë.

Ai po ashtu ka folur përgjithësisht për të rejat rreth hetimit të vrasjes së Liridona Ademajt.

banner

“Siç e dini, ky rast ka qenë shumë i ndjeshëm ,për ata edhe ka qenë një kufizim i tillë. Siç e dini ky rast fillimisht ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve, prokurores, bashkëpunim të të gjithëve brenda një afati, shumë ishte e ndjeshme edhe sa i përket kompleksitetit të saj dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione për arsye se kemi siguruar edhe ekspertiza edhe nga jashtë, edhe nga brenda vendit tonë”, ka thënë Gashi në konferencë për media.

“Kësaj konference, pranë meje si kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është edhe prokurorja e kësaj çështjeje penale, Javorka Perlinçoviq, dhe dy hetuesit të hetuesisë rajonale të Prishtinës, zotëri Nazim Haliti dhe zotëri Ibrahim Sahiti, të cilët në koordinim me prokurorin e rastit kanë kryer hetime hetimore dhe kanë grumbulluar prova të cilat prova më gjerësisht do t’jua sqarojë prokurorja Javorka dhe pastaj fjalën e kanë edhe hetuesit të cilët pas sqarimit të tyre në disa detaje mund të parashtrohen edhe pyetje”.

“Patjetër se pyetjet tuaja në përgjigjet ne që kemi dhënë kanë me qenë të kufizuara pasi që në këtë fazë të ngritjes së aktakuzës, mirëpo patjetër se meqenëse seanca apo shqyrtimi gjyqësor ka me qenë i hapur për publikun, patjetër se të gjithë ju keni me marrë pjesë dhe të gjitha provat që ne kemi arritë t’i grumbullojmë, gjatë administrimit të tyre, patjetër që ju si publik, si gazetarë, si qytetarë të Republikës së Kosovës do të keni qasje në seancën gjyqësore”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy