I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka folur për dështimin e takimit të parë në Bruksel të Komisionit të Përbashkët për Personat e Pagjetur.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Lajçak ka thënë se ka takuar veçmas të dyja palët.
Në takim me palën kosovare, Lajçak ka thënë se ata i kanë prezantuar prioritetet e tyre, ndërsa Serbia s’ka marrë pjesë në takimin e përbashkët “për shkak të zhvillimeve në Kosovë”.
“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel deputetësh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në “X”.
Today, we intended to hold the first meeting of the Joint Commission on Missing Persons on the level of deputies. I met separately with both Parties. Kosovo presented its priorities. Serbia informed about not participating in a joint meeting due to the developments in Kosovo.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 15, 2025
Edhe mediat në Serbi raportuan se pala serbe është larguar nga takimi për shkak të aksionit të sotëm kundër strukturave paralele në veri.
Ky takim i planifikuar do të ishte i pari në Bruksel i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit.
Ky Komision u themelua me synimin e zbatimit të e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila u dakordua nga Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE.