OKB: Mbi 500 mijë fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025

by informim peje

Më shumë se 500 000 fëmijë në Afganistan rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025, paralajmëruan Kombet e Bashkuara. Në një deklaratë, OKB-ja tha se ndryshimet ekstreme klimatike, kanë kufizuar aftësinë e njerëzve për të ushqyer familjet e tyre.

Sipas një raporti të fundit nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), gati gjysma e popullsisë së Afganistanit – rreth 22,9 milionë njerëz – do të ketë nevojë për ndihmë humanitare këtë vit – për të adresuar nevojat kronike dhe akute.

banner

“Ekonomia e brishtë e Afganistanit, fatkeqësitë natyrore të vazhdueshme dhe goditjet e shkaktuara nga klima, së bashku me paqëndrueshmërinë politike rajonale, vazhdojnë të pengojnë rimëkëmbjen pas disa dekadash konfliktesh”, thuhet në raport.

Që nga kthimi i talebanëve islamikë në pushtet në gusht 2021, Afganistani nuk ka akses në rezervat e veta valutore në bankat perëndimore – duke e përkeqësuar krizën ekonomike të vendit.

Sipas OKB-së, papunësia dhe varfëria prekin rreth 48% të popullsisë. Vendi mbetet i prekshëm ndaj fatkeqësive që lidhen me klimën.

Përmbytje më të mëdha parashikohen në vitin 2025, të cilat si vitet e mëparshme, pritet të shkatërrojnë shtëpitë, tokat bujqësore dhe të zhvendosin komunitetet, duke përkeqësuar situatën, tashmë të rëndë humanitare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy