Kanceri që përhapet më shpejt, eksperti jep detaje: Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja

by informim peje

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi qe e shkakton Human Papiloma përhapet e nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Mosha e marrëdhënieve seksualë është ulur e nga ana tjetër trend për marrëdhënie seksuale me shume partnere e jo vetëm, sidomos pa masa mbrojtëse e bën këtë virus një kërcenim serioz sidomos për vajzat e reja në moshë riprodhuese.

banner

“Është i rrezikshëm, përhapet lehte por parandalohet”, thekson Alban Ylli, ekspert i ISHP-së.

Janari është muaji që duhet te kujtojë çdo grua apo vajzë për një paptest në mënyrë që të parandalohet kanceri i qafës së mitrës.

“Dëmi është i madh për individin pasi është një virus që prodhon metstza, përhapet ne organe të tjera deri në humbje jete. Është humbje e madhe për shoqërinë pasi ka kosto te mëdha”, shton Ylli.

Nëpër qendra shëndetësore kryhet depistimi i grave për kancer të qafës së mitrës dhe këtë vit ulet në 35 mosha e grave qe mund ta përfitojnë falas .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy