Sa është paga e presidentëve në vendet e Ballkanit

by informim peje

Referuar të dhënave zyrtare nga kabinetet e presidentëve të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe të dhënat e tjera publike pagën më të ulët e merr presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, rreth 1500 euro, kurse më të lartë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj – 3,860 euro, përcjell albinfo.ch.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rrogën prej 2.700 euro.

banner

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka një pagë rreth 1800 euro në muaj, ndërsa presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev merr 3000 euro.

Presidenti malazez Jakov Milatoviq ka një pagë prej 2420 euro.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç merr një pagë prej 3,587.79 euro.

Anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës (BiH), Zheljka Cvijanoviç, Denis Beqiroviç dhe Zheljko Komshiq, marrin pagë prej 2,920 euro, sipas të dhënave të tetorit 2023.

Presidentja sllovene Natasha Musar merr një pagë prej 3322 euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy