Ilire Dauti jep dorëheqje nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

by Nexhat

Deputetja Ilire Dauti ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e saj nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Ky veprim i saj vjen pasi të premten ndaj saj u votua interpelancë në Kuvend.

banner

Edhe pse kishte kohë 15 minuta që ta shtjellojë arsyen e dorëheqjes, kreu i Kuvendit Afrim Gashi nuk e lejoi këtë, pas çka kishte debat mes deputetëve.

Pas debatit mes deputetëve, Gashi dha pauzë, ndërsa tha se deputetja Ilire Dauti do të ketë mundësi ta arsyetojë dorëheqjen në seancën e radhës, më 21 janar.

Ndryshe, javën e kaluar deputetët votuan interpelancën ndaj Ilire Dautit, ndërsa Gashi tha se ajo nuk do të ketë efekt juridik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy