Sondazhi amerikan nxjerr Ramën në avantazh-Berisha: Poll-et janë njësoj si ato të SHBA-së që nxirrnin fituese Kamala Harris

by Nexhat

Një sondazh i publikuar nga  Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nxjerr SPAK-un institucionin më të besueshëm në vend, ndërkohë që kryeministri Rama kryeson ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha me rreth 20 pikë.

I pyetur në bashkëbisedimin me qytetarët, Berisha e hodhi poshtë këtë sondazh, duke e krahasuar me ato të zgjedhjeve në SHBA të cilat nxirrnin si fitues Kamala Harris.

banner

“Pollet janë një nga mënyrat më të shëmtuara të manipulimit të opinionit publik. Nëse rikthehemi para 5 nëntorit e patë se si u shemb si piramidë gjigande mashtrimi, piramida e polleve që nxirrte fituese Harris dhe humbës Donald Trump. Në dijeninë time, institutet nuk kanë kompani sondazhi, i porosisin ato. Vetëkuptohet se këtu ato manipulohen. Ngjitja e PD-së gjatë këtyre muajve është ngjitja vertikale më e fuqishme e saj dhe ajo po shkon drejt fitores, pavarësisht nga mashtrimet me polle apo vajin e Edi Ramës”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy