“IA” imiton liderët botërorë! Kryeministrja tajlandeze bie pre e një sulmi mashtruesish. Shinawatra: Kini kujdes!

by informim peje

Inteligjenca Artificiale po përparon me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ka shumë prej atyre që përfitojnë nga teknologjia përmes skemave të mashtrimit. Me një rast të tillë u përball edhe kryeministrja tajlandeze e cila për pak mendoi se po fliste vërtetë me një lider tjetër të njohur botëror, pasi zëri i tij ishte imituar në mënyrë identike

Inteligjenca artificiale po përdoret edhe për mashtrimin e krerëve të shteteve, apo dhe aktorëve të njohur. Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, ka marrë një telefonatë ku në anën tjetër ishte zëri i një tjetër drejtuesi shteti.

banner

Deri mesditën e së enjtes nuk bëhet e ditur se cilin zë imitoi IA, por u zbulua se gjithçka ishte trillim.

Kryetarja e qeverisë sqaroi se për pak mund të kishte rënë pre e tyre pasi zëri ishte identik, por ishte mënyra e të shprehurit që e bëri të dyshonte.

“Ata më dërguan fillimisht një mesazh zanor duke më thënë mirëmëngjes. Pas disa bisedave, ata pretenduan se Tajlanda ishte i vetmi vend Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore që nuk kishte dhuruar para për kauzën e tyre dhe dërguan një link ku mund të kryeja donacionin. Këtu kuptova se diçka nuk shkonte”, tha ajo.

Mashtruesit e kontaktuan atë përmes një aplikacioni të huaj mesazhesh dhe jo përmes atij që përdoret në komunikimin e përditshëm atje.

Rekrutonte vajza nga Kina dhe Kazakistani dhe i shfrytëzonte për prostitu*ion, arrestohet turku në Tiranë
Kryeministrja Shinawatra paralajmëroi publikun të jenë sa më të vëmendshëm pasi këto mashtrime po bëhen gjithnjë e më të avancuara dhe delikate.

Ndërkaq, në Evropë duket se është zbuluar një nga rastet e mashtrimit me shuma të mëdha.

Një 53-vjeçareje nga Franca, iu vodhën 830,000 euro përmes kopjimit të zërit dhe audios së Brad Pitt.

“Nuk jam e çmendur, por mashtrimi ishte i mirë-organizuar. Madje mua më shkroi një tjetër adresë, në emrin e nenës së Pitt ,duke më thënë se ai kishte nevojë për një grua si unë, dhe e besova. E gjithë kjo zgjati një vit e gjysëm. Më besoni nuk jam e vetmja” – deklaroi ajo.

Gjatë kontaktit me adresën falso, asaj i është ofruar një bisede e ngrohtë, intime, e deri te dhuratat e supozuara, por që kurrë nuk i mori.

Një përfaqësues i Pitt reagoi për median amerikane Entertainment Weekly, duke thënë se ishte e tmerrshme sesi mashtruesit përfitojnë nga lidhja e fortë e fansave me të famshmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy