Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka treguar Lëvizja Vetëvendosje që nga nisja e fushatës e deri më sot.
Sipas tij, VV gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore ka treguar:
-Shpërndarje të shtesave financiare prej 70 milionë euro, si përpjekje për blerje votash;
-Thirrje për dhunë dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës;
-Keqpërdorim i pozitës në KQZ për përfitime politike;
-Bojkot i mediave dhe ikje nga debatet publik;
-Përdorim i policisë për qëllime politike pa respektuar rregullat ligjore;
-Kapje të institucionit të pavarur siç është Komisioni i Pavarur për Media;
-Nënshkrimi i kontratave të punës në KEK shoqërohet me marrjen e kartelës së anëtarësimit në parti;
-Sulme ndaj bizneseve të mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla.
“Pushteti i përqendruar në duart e një partie të vetme politike u jep aq shumë vetëbesim, saqë fillojnë të mendojnë se dinë edhe të këndojnë!”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në facebook