23
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku mund të paraqiten edhe kushtet për mjegull nëpër ultësira dhe lugina, ndërsa gjatë ditës pritet vranësirat të tërhiqen, duke i lënë vendin kushteve kryesisht me diell.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-18 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C, shkruan Meteo Kosova, përcjell Informim.net.