Barack Obama publikon fotografi me bashkëshorten pas thashethemeve për ndarje

by jonzefaj

Pas disa spekulimeve në media për një ndarje të mundshme, ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, ka publikuar një mesazh mbështetjeje dhe dashurie për bashkëshorten e tij, Michelle Obama, në ditëlindjen e saj.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi të përbashkët të çiftit dhe ka shkruar një mesazh emocionues, duke e uruar për këtë ditë speciale.

banner

“Urime për ditëlindjen, dashuria e jetës sime. Ti e mbush çdo vend me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hijeshi e dukesh bukur ndërsa e bën. Jam shumë fatlum që i kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua”- shkruan Barack Obama në postimin e tij, duke hedhur poshtë thashethemet për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Ky postim ka ardhur si një përgjigje e qartë ndaj spekulimeve që ishin përhapur javët e fundit, dhe ka shfaqur përkushtimin dhe dashurinë që ata ndajnë me njëri-tjetrin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy