Në një dhomë me bashkëpartiakë që shkuan me të në Gjilan për fushatë, kryeministri Albin Kurti i bëri disa konstatime që ngjallën komente në internet pasi videoja u bë virale.
“Pa ujë as tri ditë s’mundesh. S’ka pa ujë. Mas ajrit është uji. Uji është para bukës. E neve na ka qëllu qeshtu kjo gjeografia, s’e kena zgjedhë. Secili prej neve kur ka lind, nuk e ka ditë kur kena lind në Kosovë ku kanë me kanë ujërat”, u dëgjua duke thënë ai.
Pasi e hoqi kapakun e një shisheje aty, Kurti e përdori atë për ta shpjeguar gjeografike të Kosovës.
“Edhe Kosova është pak si qeshtu e kthyeme përmbys. Qysh është qeky kapak qeshtu është i kthyem përmbys Kosova edhe dalin lumenjtë krejt jashtë, derdhen në Adriatik, në Det të Zi edhe në Detin Egje”, tha ai.