Tre persona arrestohen në Gjakovë për marrje ryshfeti, sekuestrohen 12,000 Euro

by informim peje

Krimet Ekonomike kanë arrestuar tre persona në Gjakovë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

banner

Sakaq u sekuestruan rreth 12 mijë euro, telefona mobil, pasaportë e letërnjoftim të Republikës së Shqipërisë dhe një Ipod.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale në Gjakovë, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat të avancuara hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës.

Sot, më datë 20.01.2025, me Urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim:

– para të gatshme 11600 Euro;

– katër (4) telefona mobil;

– një ( 1 ) IPOD;

– një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë;

– një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy