Memli Krasniqi falënderon qytetarët për mbështetjen që po i japin PDK-së: Më 9 shkurt do ta shënojmë fitoren e madhe

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që po i kanë dhënë PDK-së në këto 11 ditë të para të fushatës.

Krasniqi, është shprehur se kjo dëshmon që qytetarët kudo në Kosovë dhe ata në mërgatë, janë gati për t’u bashkuar në ndërtimin e një të ardhmeje të re për vendin.

banner

“Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër. Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimeve tona në komunat e tjera deri më 9 shkurt. Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë! #PDK131 #MaMirë”, ka shkruar lideri i PDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy