Forcat politike më të mëdha në vend, PS-PD kanë dakordësuar me njëra-tjetrën ndryshimet në kodin zgjedhor që lidhen me 3 pikat kryesore.
“E para që KQZ të prokuroj fletën e votimit për dërgim dhe kthim pas, edhe për shkak të buxhetit të alokuar për KQZ. Rishikimi i afatit të regjistrimit të kandidatëve me 10 ditë plus, gjithashtu edhe pas konsultimit me partitë përkatëse, do i propozoj kuvendit të ndryshoj kodin zgjedhor sa i përket strukturës që do të merren me administrimin dhe numërimin e fletëve të votimit duke përfshirë edhe partitë politikë”, tha Ceibashi.
Për shkak të numrit të lartë dhe për t’i ardhur në ndihmë votuesve brenda dhe jashtë vendit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i kërkoi qeverisë të shtyjë afatin e vlefshmërisë të mjeteve të identifikimit.
“Rezultojnë 435.690 shtetas me të drejtë vote që u skadon letërnjoftimi elektronik deri më datë 15 maj 2025. 600.248 shtetas që u skadon pasaporta deri më 15 maj 2025. 209.931 shtetas që u skadon edhe letërnjoftimi edhe pasaporta deri më 15 maj.160.213 shtetas, jo domosdoshmërisht votues që nuk kanë disponuar asnjëherë një dokument identifikimi. Nuk kanë aplikuar asnjëherë. T’i kërkojmë qeverisë që të zgjasi nëpërmjet aktit normativ kohën”, tha Celibashi.