Deputetja e PL, Monika Kryemadhi i është drejtuar këtë të hënë Gjykatës së Lartë me rekurs
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Kryemadhi kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”
Rekursi është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të Kryemadhit.
Ish-kryetarja e LSI po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Rekurs në Gjykatën e Lartë dorëzoi javën e kaluar edhe ish-bashkëshorti i Kryemadhit, presidenti i PL, Ilir Meta.
Meta ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila është lënë në fuqi nga shkallët e gjyqësorit