“Zaho Koka denoncoi Olsi Ramën në BKH”/ SPAK reagon pas akuzave të Berishës: Me shkresë të Dumanit u kryen verifikime. Përgjigjja që erdhi…

by Nexhat

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili pretendoi se shtetasi Zaho Koka ka denoncuar Olsi Ramën në BKH

SPAK u shpreh sot se kreu i strukturës, Altin Dumani, ka kërkuar përmes një shkrese më 13 janar 2025, që Byroja Kombëtare e Hetimit të verifikojë nëse ka pranuar ndonjë informacion nga shtetasi i përmendur si Zaho Koka

banner

Kërkesa për verifikim lidhet me pretendimet për një kallëzim që përfshin shtetasin Ols Rama dhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B. Dumani ka kërkuar sqarime nga BKH mbi këto çështje, përfshirë regjistrimin e ndonjë denoncimi, caktimin e hetuesve dhe procedurat e ndjekura deri më tani.

Më 14 janar 2025, Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit sqaroi se:
“Nga verifikimet e kryera në Sekretari dhe Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy