Kritikat e Konjufcës ndaj Bidenit, Hamiti: Hipokritët mendojnë se kështu ia bëjnë qejfin administratës Trump

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, i cili e ka kritikuar qasjen e ish-presidentit amerikan Biden ndaj Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Konjufca një gjë të tillë e bënë për shkak të administratës se re.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kështu tentohet të ia bëjnë qejfin administratës së Trumpit tash.

“E shanin Presidentin Ibrahim Rugova si kolaboracionist të Serbisë ditën e varrimit të tij më 26 janar 2006, kur qindra mijëra kosovarë i bënin nderime Atit Themeltar të shtetit tonë. E kanë denigruar vazhdimisht Presidentin historik Albin Kurti me sejmenët e vet. Tash përmes satelitëve të tyre po përpiqen pafytyrësisht të joshin rugovistë për hesape të veta elektorale. Pafytyrësisht po e denigrojnë Presidentin amerikan Biden për zgjedhjen e të cilit shpreheshin para katër vjetësh, për të thënë se nuk e donin Trumpin President të SHBA-ve. Mendojnë hipokritët se kështu ia bëjnë qejfin Administratës së Trumpit tash”, ka shkruar ai, duke e vazhduar kritiken ndaj pushtetit

“Të pabesë dhe të pabesushëm janë lojcakët, demagogët që e duan pushtetin por jo shtetin e Kosovës. Dhe kërkojnë votë për pushtet për ta izoluar edhe më keq Republikën e Kosovës, të cilës me sjelljen e vet të papërgjegjshme i kanë sjellë sanksione ndërkombëtare prej miqve dhe aleatëve tanë tradicionalë. Kjo klikë pushtetore anti-demokratike duhet të shkojë në opozitë me votë masive qytetare më 9 shkurt 2025”, ka shkruar Hamiti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy