Sela: Albin Kurti po bën punën e “djallit”, nuk është ai që e kam njohur

by Nexhat

Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Sela në “Daily Click” tha se Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar.

banner

“Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, tha Sela.

Sela tha se Albin Kurti nuk duhet të ketë dilema se gjykatësit në Maqedoni janë të të njëjtit mentalitet që dhanë dënime për të dënuarit e rastit të Kumanovës dhe shtoi se, është e njëjta mendësi që Agim Islamin e lë në burg, që siç thotë, edhe pse janë të gjitha dëshmitë se ai duhet të jetë i lirë.

Kujtojmë se Albin Kurti më herët patë deklaruar se “nuk ka në Maqedoninë e Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy