Gazetari Parim Olluri ka komentuar deklaratat e Donika Gërvallës nëpër tubimet elektorale, ku përmend presidentin Ibrahim Rugova.
Olluri në emisionin Pressing në T7 thotë se deklaratat e tilla në zgjedhjet e 2021 kanë ndikuar tek votuesit, anipse thotë se ‘janë trajtuar si budallakina të momentit’.
“Nëse LDK ka qenë jo aq e dijshme me nuhat se cka po ndodh në 2021, në fakt tash po e din saktë rrezikun prej këtyre deklaratave të pamatura. Ma herët janë trajtuar si budallakina të momentit, që nuk ju beson kërkush, e në fund kanë dalë që ju kanë besu, njerëzit kanë ra viktimë”.
Tutje, ai thotë se lista Guxo janë e kundërta asaj se çka përfaqësoi presidentin Ibrahim Rugova.
Kjo cka thotë Gërvalla është budallaki, që shpirti i Rugovës në listën Guxo, nuk ka kurrfarë logjike. Lista Guxo është vec një grup i disa njerëzve, që janë përçarës, që nuk kanë të bëjnë asgjë me Rugovën. Ata nuk kanë pasur guxim të hyjnë në zgjedhje si parti politike, por janë rreshtu pas Albin Kurti, me jau mundësu një rrogë të mirë, një post të deputetit apo të ministrit. Janë rreshtu pas një njeriu që e kanë quajt Rugovën kolaboracionist. Këta janë e kundërta e asaj se cka përfaqëson Rugova”
Po ashtu, Olluri thotë se njerëz të tillë nuk kanë pse kërkojnë vota në emër të Rugovizmit.
“Këta janë të rreshtuar pas njeriut (Kurtit) që në ditën e varrimit të Ibrahim Rugovës i ka thonë Hashim Thacit që ti je tradhtar pse ke marrë pjesë në varrim, edhe ju ka thënë që ti ke shkel mbi gjakun e Adem Jasharit dhe dëshmorëve të Kosovës. E njerëzit që i thojnë këto për Rugovën, unë besoj që nuk kanë cka lypin që në fushatën zgjedhore me lyp vora në emër të Rugovizmit”.