Arifi: Kurti duket sikur është nën substanca narkotike, një njeri normal nuk shprehet ashtu

by Nexhat

Mënyra se si po shprehet kryeministri Albin Kurti në këtë fushatë zgjedhore, për shumëkënd po tingëllon e çuditshme.

Madje, opinionisti Avni Arifi, këtë mënyrë të të shprehurit të Kurtit po e krahason me një person nën substanca narkotike.

banner

“Gjuha e tij është e pandershme dhe shumë e rrezikshme. Kur je kryeministër dhe i hidhëruar, ke të drejtë të jesh pak i hidhëruar, por nuk ke të drejtë të shprehesh në këtë mënyrë”.

“Prej ditës së parë, e kam pyetur veten se cilat mund të jenë arsyet, dhe kam ardhur në konstatimin se janë tri të mundshme: është i frikësuar, ka stres të madh dhe ka pasur probleme serioze me mbushjen e sallave. Nëse e bën një analizë, duket sikur një person që është nën substanca narkotike, apo ta jep atë përshtypje. Unë nuk e di dhe nuk po them që është, por po ta jep përshtypjen e tillë, sepse një kryeministër, një njeri normal nuk shprehet, nuk çirret në atë mënyrë”, tha mes tjerash Arifi. /Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy