Emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar për takimin që pati me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Lajçak përmes një cicërime në rrjetin X tha se gjatë bisedës me Vuçiqin, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit.
“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe unë folëm për gjendjen aktuale të Dialogut. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre evropiane”, shkroi Lajcak.
Ky ishte takimi i fundit me Vuçiqin, pasi Lajçak më 31 janar të këtij viti do ta përfundojë mandatin e tij si emisar special i BE për dialogun Kosovë-Serbi
Miroslav Lajčák:
In our last meeting in my current role,@predsednikrs@avucic and I spoke about the state of play in the Dialogue. I underlined that the 2023 Ohrid Agreement paved the way forward towards normalisation. Further progress is in the interest of Serbia, Kosovo and their EU future.