Rritet kontributi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare

by Nexhat

Rritet kontributi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se përveç rritjes së kapaciteteve brenda vendit, Forcat e Armatosura nga viti në vit po rrisin edhe kontributin në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, jo vetëm sa i përket numrave, por edhe hartës së angazhimeve ushtarake në mbështetje të paqes anembanë globit.

banner

Ministri ka njoftuar se Shqipëria do të dërgojë edhe 50 ushtarak në misionet e saj jashtë vendit.

“Në vitin 2025, Forcat e Armatosura do të kenë prani të shtuar me 50 trupa në misionet e KFOR në Kosovë, ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë, NSATU dhe Operacionin Interflex, dy të fundit në mbështetje të Ukrainës, duke konfirmuar dinamizmin e angazhimeve te Shqipërisë  në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në botë”, nënvizon Vengu në një postim në rrjetet sociale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy