Osmani pret në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein, flasin për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë

by Nexhat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Bundestagut, z. Volkmar Klein.

Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

banner

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për z. Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

“Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e presidencës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy